Studentë dhe pedagogë të Universitetit “Fan.S.Noli” në Korçë mbrëmjen e djeshme kanë ndezur qirinj në zonën këmbësore në qytet, si shenjë nderimi e respekti për 45 civilët e pafajshëm të vrarë 25 vite më parë në fshatin Reçak në Kosovë. Si një ndër ngjarjet më të rënda të ndodhura nga makina ushtarake serbe është cilësuar nga pedagogia e historisë Alba Kreka, kjo ngjarje, ndërsa u shpreh se kjo ngjarje shokoi mbarë opinionin ndërkombëtar.
Homazheve për këtë ngjarje të dhimbshme që ka përjetuar populli kosovar, iu bashkuan dhe qytetarët korçarë.