217 punonjës informalë të padeklaruar në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore janë konstatuar gjatë vitit 2023, nga inspektimet e kryera prej Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në Korçë. Rina Pëllumbi, përgjegjëse e sektorit të Inspektimeve bën me dije se ky numër ka shënuar rritje nga një vit më parë ndërsa sektori ku është hasur numri më i lartë i punonjësve informalë është ai i hoteleri-turizëm.
Në muajin e parë të këtij viti janë kryer 54 inspektime. Edhe numri i tyre ka shënuar rritje në mënyrë që të respektohen kushtet dhe rregullat e punës dhe të minimizohet puna informale.
Gjatë vitit që lamë pas, ky inspektoriat ka vendosur 74 masa paralajmëruese dhe 8 gjoba në vlerën e 580 mijë lekëve. Numri më i lartë i inspektimeve ka qenë kryesisht në sektorët tregëti, bar-restorante, ndërmarrjet prodhuese dhe ndërtim ndërsa janë marrë dhe fushata sensibilizuese me aktorët që përfshihen në këtë procesin e punësimit.