• Raportime

20 vite që thur çadra kashte për plazh, ruajtja e traditës që siguron të ardhurat e familjes Shoshari

Shaban Shoshari nga Bilishti i Devollit në sezonin e verës jeton dhe punon në Velipojë. Ai është mjeshtër i thurjes së çadrave të kashtës dhe punimeve të tjera dekortative për sezonin turistik.

Shabani tregon se ishte 20 vjeç kur e nisi këtë profesion që e trashëgoi nga të parët e tij. Pjesa më e madhe e çadrave artizanale të vendosura në vijën bregdetare të Velipojës  janë punuar nga duart e familjes Shoshari.

Paris Shoshari ka të punësuar 10 deri 15 persona që janë të afërm të tij, të cilët gjatë gjithë sezonin e verës merren me punimin e këtyre cadrave. Ruajtja e traditës duket se po i siguron të ardhurat e nevojshme kësaj familje. Përveç çadrave familja Shoshari punon edhe në mbulimin e njësive të shërbimit pranë plazheve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *