• Maliq

20 vite dedikuar blegtorisë, Kasëm Sardi sot mbarështon 200 krerë dele

Blegtori thotë se kjo ka qenë mënyra më e mirë për të siguruar jetesën pas vendosjes së familjes së tij në fshatin Symiz e më pas, vit pas viti, i shtoi krerët e dhenve që mbarështon.

Sardi ka një sipërfaqe tokash prej 12 HA të cilat i mbjell kryesisht me kultura që i shërbejnë për blegtorinë, si jonxhë, elb, etj ndërsa bën me dije se ka siguruar bazën ushqimore për kafshët duke qenë se dimri po troket. Ai na rrëfen se sot blegtoria është një sektor fitimprurës, ndaj ju bën apel edhe të rinjve që të mos e braktisin.

Blegtori na bën me dije se një ndihmesë e madhe për të ka qenë përftimi nga skemat kombëtare të mbështetjes në bujqësi.

Veç deleve, blegtori Kasëm Sardi mbarështon edhe disa krerë dhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *