• Korça

1,8 miliardë për naftën pa akcizë, 30% e fondit shkon për juglindjen e vendit

Të gjithë fermerët e rajonit të Korçës deri në fund të vitit do të marrin sasinë e naftës për të cilën kanë aplikuar në bazë të sipërfaqeve që kanë. Sipas drejtorit të Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, Vullnet Gjolla, nga fondi prej 18 milionë dollarë të planifikuar në shkallë vendi, 48% do i kalojnë fermerëve të këtij rajoni në qarqet Korçë Berat e Elbasan, ndërsa 30% do të shkojnë vetëm për juglindjen e vendit.

Brenda kësaj shume gjithnjë sipas Gjollës ëhstë edhe mbështetja për blegtorët.

Deri tani 70% e fermerëve që kanë aplikuar përfshi edhe ata potencialë dhe superpotencialë, kanë përfituar naftë vetëm për 10 Ha të sipërfaqes së tyre dhe 30% e fermerëve nuk kanë përfituar asgjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *