• Lajme kombëtare

14 maji/ PD regjistron Roland Bejkon në Tiranë. Në Shkodër, Vlorë, Elbasan e Durrës garon vetëm për këshilla bashkiakë

Partia Demokratike me kryetar në detyrë Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar mbrëmë në KQZ listat e kandidatëve për kryetar bashkie por dhe listat për këshilltarë të bashkive

Në Tiranë PD kandidon me Roland Bejkon përballë Belind Këlliçit i dalë nga primaret e PD-së por që kandidon me vulën e Partisë së Lirisë, në emër të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ndërkohë lista e kandidatëve për këshilla bashkiakë kryesohet nga Enriketa Pandelejmoni, pedadoge në Universitetin e Tiranës, ish futbollisti Gentian Muça dhe pedagogia Irisi Bejleri.

Lista ndër të tjera përbëhet nga 37 kandidatë që vijnë nga privati, 5 pedagogë e  6 studentë  

Në Shkodër PD e Alibeajt do të kandidojë vetëm për këshillin bashkiak duke e lënë fushë të lirë për Bardh Spahinë si kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Edhe në bashki të mëdha si Durrësi, Vlora, Berati, Elbasani, Lezhë, Gjirokastër dhe në Peqin e Lushnje do të garojë vetëm për këshilla bashkiakë.    

Kandidatët për kryetar bashkie nga PD

  1.  Mallakastër- Agron Kapllanaj
    2.    Poliçan – Florian Qamo 
    3.    Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
    4.    Kamëz – Bilbil Bajraktari
    5.    Lezhë – Sandër Marku
    6.    Krujë – Sabah Sheta
    7.    Dibër – Naim Gazidede
    8.    Kurbin- Genc Doçi
    9.    Dimal- Dritan Sula
    10.    Patos- Pranvera Rizai
    11.    Vaut i Dejës- Klomentina Drini
    12.    Fier -Eriselda Zotaj Çelaj 
    13.    Librazhd -Bujar Vreto 
    14.    Vorë- Ibrahim Bruka 
    15.    Korçë -Gjergji Gjata
    16.    Sarandë- Skënder Muço
    17.    Mirditë Mark Ruçi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *