• Korça

136 vjetori i Mësonjëtores së Parë Shqipe. Ekspozohen për herë të parë sende personale, fotografi e materiale të ndryshme nga Muzeu i Arsimit

Muzeu Kombëtar i Arsimit në Korçë me rastin e 136 vjetorit të hapjes së Mësonjëtorës së Parë Shqipe, ka çelur një ekspozitë me sende personale, objekte, korrespondenca dhe materiale të ndryshme të personaliteteve që kanë kontribuar në çeljen e kësaj shkolle si dhe në mësimdhënien tek Mësonjëtorja e Parë Shqipe. Ka qënë studiuesi Niko Kotherja ai që ka grumbulluar nga pasardhësit e këtyre personaliteteve të arsimit dëshmitë e asaj ngjarjeje të madhe të arsimit shqiptar. Përgjegjësja e muzeut Shirli Treska bën me dije se të gjitha objektet e paraqitura në këtë ekspozitë dalin për herë të parë për publikun

Përshtypjet për këtë ekspozitë, i kanë ndarë disa ish mësues nga Korça, si edhe disa ish mësues nga Maqedonia e Veriut, që në këtë ditë të veçantë, janë ndalur në Korçë

136 vite më parë patriotë shqiptarë pas përpjekjeve të shumta ia kanë dalë për të çelur në vendin tonë shkollën e parë laike të gjuhës shqipe. Drejtor i kësaj shkolle ishte Pandeli Sotiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *