• Korça

12300 aplikime në skemat kombëtare/ Fermerët më të interesuar për skemën e naftës

Rreth 12300 aplikime janë kryer në qarkun e Korçës nga fermerët që duan të përfitojnë nga skemat kombëtare të mbështetjes në bujqësi. Aplikimet më të shumta janë ato në skemën e naftës, ndërsa sipas ekspertëve këtë vit janë kryer gati 10% më shumë aplikime se një vit më parë.

Një prej risive të këtij viti ka qenë aplikimi në grupe i fermerëve, i cili ka rezultuar i suksesshëm.

Data 19 prill shënon ditën e fundit të aplikimeve për këto skema, ndërsa nuk dihet ende nëse do të ketë apo jo një shtyrje të afatit në mënyrë që të përfitojnë edhe fermerët që ende nuk kanë aplikuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *