• Pogradec

11-vjeçari, talent në recitim/ Geraldo Dervishllari i apasionuar pas recitimit të poezive shqip

Ky është Geraldo Dervishllari, një 11-vjeçar nga qyteti i Pogradecit, i cili ka një talent të veçantë. Ai studion në klasën e gjashtë dhe dallon nga shokët e klasës pasi reciton shumë bukur. Këtë talent ai thotë se ka trashëguar nga gjyshi.

Kursin e recitimit ai e ka nisur tek Qendra Kulturore e fëmijëve në qytetin e Pogradecit kur ishte 8 vjeç, kjo pasi nëna e tij e kuptoi talentin e Geraldos dhe vendosi që ajo të ishte shtysa e tij për të ecur në rrugën e bukur të artit.

Geraldo na rrëfen se lexon shpesh poezi dhe se poetët e tij të preferuar janë ata shqiptarë.

Geraldo ka zgjedhur që talentin e tij ta ndajë me të gjithë, duke krijuar edhe një profil të vetin në rrjetin social facebook.

“Recitali i malësorit”, poezia e Migjenit është një ndër të preferuarat e mia thotë Geraldo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *