11 aksidente rrugore kanë ndodhur në qarkun e Korçës vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti. Shifra bëhet e ditur nga burime zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë në Korçë, sipas të cilave mesatarisht çdo ditë është regjistruar një aksident rrugor. Kryesisht bëhet fjalë për aksidente me dëme materiale, apo me persona të plagosur, por fatmirësisht nuk ka pasur pasoja për jetën e qytetarëve. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se në shumë prej rasteve të aksidenteve drejtuesit e mjeteve pas kryerjes së testit të alkoolit kanë rezultuar në gjëndje të dehur. Të tjerë drejtues mjetesh kanë humbur kontrollim mbi mjetin duke shkaktuar aksidente, ndërsa ka pasur edhe persona të cilët janë ndaluar nga policia pasi kanë drejtuar mjetet pa leje drejtimi. Lidhur me këtë situatë policia rrugore e Korçës ka shtuar kontrollet në çdo aks, kryesisht në rrugët nacionale ku qarkullimi është më i madh, por edhe në akset e tjera rrugore për të parandaluar aksidentet dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se kontrollet kryhen gjatë 24 orëve nëpërmjet patrullave të lëvizshme por edhe me radarë e dragera, për të mundësuar ndalimin e çdo drejtuesi mjeti që shkel rregullat e qarkullimit rrugor duke u bërë burim aksidentesh.
- Korça
11 aksidente në 11 ditë, rriten kontrollet nga policia rrugore
Korça
Më shumë- Korça
Emisioni “Pak nga të gjitha”/ Në puntatën e sotme flitet mbi shëndetin...
- Korça
Të rinj që frymëzojnë/ Dy studente të universitetit të Korçës, infermi...
- Korça
Dita Botërore e Shëndetit Mendor, ulet mosha e personave me probleme
- Korça