Policia Rrugore e Korçës është e pranishme 24 orë në 7 ditë të javës, në të gjitha akset rrugore të qarkut duke zhvilluar kontrolle intensive me radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Në kuadër të Plan-Operacionit “ROADPOL”, për konstatimin, verifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin celular gjatë drejtimit të mjetit, janë vendosur 64 masa administrative. Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Janë ndëshkuar administrativisht, në total 1036 drejtues mjetesh dhe konkretisht:125 drejtues mjetesh për parkime të gabuara; 29 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit; 815 drejtues janë ndëshkuar për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, si dhe 3 leje drejtimi janë pezulluar. Policia e Rrugore e DVP Korçë apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, për çdo rast të shkeljes së tyre.
- Korça