• Korça

“100 vjet muzikë në Korçë”. Në kuadrin e 80-vjetorit të lindjes të dirigjentit të mirënjohur Eno Koço

Në 80-vjetorin e lindjes së dirigjentit të njohur Eno Koço, Ansambli i Harqeve ka sjellë në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” koncertin “100 vjet muzikë në Korçë”, nën udhëheqjen artistike të Lorenc Radovanit. Për dirigjentin e njohur Eno Koço, ky koncert në Korçë, rikthen mes emocionesh lidhjen e origjinës që ai ka me këtë qytet ndërsa sipas tij në 100 vjet muzikë Korça i ka dhuruar vendit kompozitorë që kanë bërë historinë e muzikës shqiptare. Për dirigjentin Korça është gjithçka, ndërsa publiku korçar mbetet i veçantë për të.

Për mjeshtrin Lorenc Radovani, qëllimi i organizimit të këtij koncerti mbetet nxitja e kompozitorëve të rinj për të krijuar sa më shumë muzikë shqiptare.

Ky ishte edicioni i pestë i koncertit “100 vjet muzikë në Korçë”, i cili erdhi jo vetëm si një ngjarje muzikore, por edhe si një ngjarje social artistike në nderim të figurës dhe veprës së dirigjentit Eno Koço, i cili mban titullin “Artist i Merituar”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *