Bashkia Pogradec publikon për të dytin vit radhazi 100 ditët kalendarike, ditë që do të jenë të mbushura me aktivitete të shumta sportive, kulturore dhe artistike. Ky kalendar përfshin një shumllojshmëri aktivitetesh që do të fillojnë prej muajit prill e deri në tetor. Risi do të jetë maratona e bebeve e cila këtë vit zgjat 3 ditë
Eventi i shumëpritur i këtij viti formula uno në liqenin e Pogradecit nuk do të realizohet por në ditët që ishte parashikuar të zhvillohej ky aktivitet do të organizohen sporte të ndryshme ujore.
Ditët kalendarike nuk shijohen vetëm nga qytetarët por dhe turistët që do zgjedhin Pogradecin për pushime duke i dhënë një tjetër ngjyrë qytetit liqenor.